Ndodhej në seancë, deputeti i PD-së merret me ambulancë nga Kuvendi, ja çfarë ka ndodhur

0
55

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja është nxjerrë nga kolegët dhe Garda dhe është transportuar me ambulancë në Spital.

Gështenja ndodhej në seancë, por me sa duket ka shfaqur probleme shëndetësore, çka e ka detyruar të largohet për në urgjencë

Sipas informacioneve të para dyshohet se Gështenja ka pasur probleme me hernien. LSA ka siguruar pamje nga momenti kur deputeti Gështenja hipën në ambulancë i shoqëruar nga kolegë dhe punonjës të Gardës.