E dashura e Lil Wayne raportohet se është ndarë nga reperi për shkak se mbështeti kandidaturën e Donald Trump si presidenti i SHBA.
Reperi 38-vjeçar kishte disa kohë që ishte në një lidhje me modelen Denise Bidot, por përkrahja e tij ndaj Trump i kushtoi shtrenjtë.
“Ajo u nda nga Wayne. Nuk ishte vetëm mbështetja ndaj Trump, por kjo ishte arsyeja më e madhe“, tha një burim pranë çiftit për ”MTO News”. I njëjti burim ka shtuar se modelja është shokuar kur ka parë reperin duke mbështetur Trump dhe se është ndjerë e zhgënjyer.
“Ndonjëherë dashuria nuk mjafton“, shkroi Bidot në Instagram fundjavën që lamë pas, shoqëruar me emojin enjë zemre të thyer. Çifti i bën edhe unfollow njëri-tjetrit para se modelja të fshinte llogarinë e saj.
ora news