VIDEO/ Ndotja e ajrit në Elbasan “frikëson” qytetarët! Të tjerë largohen nga shtëpite e tyre

0
220
Ndotja ne Elbasan/Elbasaniflash.al

Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është kthyer në një shqetësim të  përhershëm ,I cili edhe pse  vijon prej vitesh duket se nuk po gjen zgjidhe. Problemi më I madh është për ata banorë që jetojnë pranë ish zonës industriale të Kombinatit Metalurgjik.

Një mesazh I mbërritur në redaksinë e elbasaniflash.al nga një banor I zonës denoncon me pamje ndotjen e ajrit që po vijon.

Siç duket edhe nga pamjet shtullunga të mëdha tymi ngrihen në ajër gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Sipas banorëve të kësaj zone  firma e cila vijon aktivitetin këtu nuk I ndez filtrat gjatë proçesit të punës ndaj edhe ndotja vijon shqetësuese.

Ndotja në Elbasan ndikon edhe tek shëndeti i personave që jetojnë në këtë zonë ku shumë prej tyre kanë problem të theksuara me rrugët e frymëmarrjes  e të tjerë janë bërë asmatik.

Të ndodhur në këtë situatë shumë prej banorëve kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre për t’u shpërngulur në një qytet tjetër pasi të rriskuar nuk janë vetëm ata që shtrihen pranë zonës industriale, por I gjithë qyteti dhe deri në periferi të tij.elbasaniflash.al