Ndotja e rrezikshme në Elbasan, mbetjet e uzinave shqetësim për banorët: Shteti t’i pastrojë!

0
160

Edhe pse kanë afro 30 vite që nuk janë më funksionale, mbetjet e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan vijojnë edhe sot që janë rrënoja, të ndotin dhe kontaminojnë tokën dhe bimët.

Prej dekadash situate vijon e njëjtë dhe deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje, së paku për të rehabilituar atë çka ka mbetur nga uzinat e dikurshme.

Ekspertët e mjedisit shpjegojnë atë çfarë ndodh aktualisht nën këto rrënoja dhe ngrejnë alarmin për ndotjen masive.

Ndotja e rrezikshme në Elbasan, mbetjet e uzinave shqetësim për

Ahmet Mehmeti: Edhe ujërat që shkojnë këtu në mënyrë të pakomanduar nuk trajtohen dhe shkojnë direkt  në lumin Shkumbin, kemi edhe ndotje të ujërave dhe për pasojë dhe tokave që ujiten me këtë ujë.

Për ata të cilët jetojnë këtu, kjo situatë është bërë e padurueshme.

“Duhet të kishte marrë masa shteti ta pastronte, edhe plehrat janë për faqe të zezë.”

Janë të frikësuar se mos nga kontakti i përditshëm me helmet e këtij vendi, pasojat do të jenë të rënda në shëndet.

“Jam i shqetësuar se qumështi mund të jetë me sëmundje, nuk është si në mal. Në mal është tjetër kullotë, kurse këtu me helm.”

Zona e Metalurgjikut në Elbasan është një ndër zonat më të rrezikshme që prej vitesh vijon të prodhojë ndotje masive, ndërsa ndërhyrja serioze ka munguar gjithmonë.