Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 65 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në subjektin tregtar që administrohet nga shtetasi A. Sh., u konstatuan shkelje në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve të gomës, në kundërshtim me ligjin nr. 57/2025.
Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u vendos gjithashtu masë administrative në vlerën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 32 vjeçe, pasi ka ka kanosur nëpërmjet celularit shtetasen A. Z., për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


