Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, Bashkia e pafuqishme, Ministria hesht

0
294

Pamjet e ndotura nuk janë të panjohura për qytetarët e Elbasanit dhe në mënyrë të veçantë për mijëra banorët që jetojnë përreth zonës industriale të metalurgjikut.

Kjo zonë edhe pse ka një aktivitetet shumë herë më të vogël nga sa ishte planifikuar kur u ndërtua, sërish mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit.

Banorët ankohen dhe në fund rezultati është dëmtimi i shëndetit të tyre. Inspektorati i Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit është i pafuqishëm për të disiplinuar emetimin e gazrave të dëmshëm në ajër në zonën industriale.

E ndërsa autoritetet lokale janë të pafuqishme, ato qendrore siç është Ministria e Mjedisit hesht prej vitesh përballë kësaj situate.

A2