Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtorë të rinj për Elbasanin dhe Korçën. Tre emra për Kukësin

0
2

Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ishte drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda që çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese.

Emrat e oficerëve që kanë aplikuar janë që nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit.

Oficeri Uljan Shpataraku me mbi 15 vite eksperiencë në Polici është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës, që prej një viti drejtohej nga Erjon Ahmeti, i cili u shkarkua nga Proda pas rezultateve të dobëta. Ndërkohë Gentian Berberi, i cili në konkursin e një viti më parë u shpall fitues dhe u emërua drejtor i Policisë së Kukësit, prej 5 muajsh është drejtor i komanduar i Policisë Shkodër pas shkarkimit të Fatmir Lleshit.

Në garën e hapur një muaj më parë Berberi i cili është pjesë listës së fituesve pasi ka fituar një vit më parë konkursin, mund të konfirmohet si drejtor i Policisë së Shkodrës me emërim pasi është i komanduar. Sa i përket qarkut të Kukësit pritet që ta drejtojë një midis Islor Islamit, Alban Çelës dhe Dritan Lenës.