Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, gjatë të cilës është disktuar mbi ndryshimet Kushtetuese si edhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se vettingu duhet të vijojë të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si shkallë e parë dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit si shkallë e dytë dhe jo të kalojë në KLGJ dhe KLP.
Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota, të cilat PS nuk i ka, gjë që bën të domosdoshme mbështetjen nga demokratët. Deri më tani, nuk ka një reagim nga ana e tyre nëse do të futen apo jo në negociata. /abcnews.al