Ndryshimi dhe saktësimi i adresës së shtëpisë tani bëhet në e-Albania.
Drejtoresha e AKSHI-t, Lindita Karçanaj informoi sot qytetarët mbi procedurën që duhet të ndiqet për të korrigjuar adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose për të deklaruar adresën e re, online përmes shërbimit “Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi””.
Karçanaj tha se aplikimi zgjat vetëm 3 minuta dhe mjafton të shkruani saktë adresën e vendbanimit dhe të ngarkoni dokumentin, që vërteton pronësinë ose përdorimin e banesës.
“Brenda 3 ditësh, konfirmimi i adresës tuaj të saktë do t’ju vijë në e-mail dhe tek Mesazhet e Mia, në e-Albania. Kujdes. Aplikimi refuzohet nëse përditësimi i adresës nuk përkon me dokumentin, që keni ngarkuar në sistem”, tha ajo. /m.m//a.a/