Ndryshimi i varieteteve, fermerët: Më pak shpenzime dhe më shumë prodhim e fitim

0
118

Ngelja e prodhimeve bujqësore stok dhe kërkesa e ulët nga tregu ka detyruar fermerët e Korçës që të gjejnë alternativa të tjera për të shitur prodhimet e tyre.

Ndryshimi i varieteteve të kulturave bujqësore duket se ka dhënë rezultate të kënaqshme si në kultivimin e frutave ashtu edhe atë të perimeve. Molla starking, e njohur në juglindje, duket se nuk po kërkohet më dhe për këtë arsye fermerët kanë nisur kultivmin e varieteteve të reja.

E njëjta gjë po ndodh edhe me pataten dhe qepën, që mbillen tradicionalisht në zonën e juglindjes. Fermerët që kanë ndryshuar varietetet e këtyre perimeve shprehen të kënaqur si me shitjet, ashtu edhe me çmimin.

Specialistët e bujqësisë ftojnë të gjithë fermerët që të konsultohen për ndryshimin e varieteteve të kulturave në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të mira.