Ndryshon kahu i lëvizjeve, Greqia “po josh” më shumë gjatë korrikut

0
50

Fluksi i lëvizjeve nga pikat tokësore kufitare me Greqinë, këtë vit ka ndryshuar kahun sa i takon numrit të personave që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë, krahasuar me ato që futen anasjelltas.

Shifrat e muajit korrik dhe veçanërisht të ditëve të fundit flasin për një numër më të lartë të personave që dalin nga Shqipëria drejt tokës greke.

Ajo që bie në sy është që nuk kemi të bëjmë me punëtorë sezonalë. E njëjta situatë sa i takon hyrje daljeve me Greqinë, paraqet edhe pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Edhe këtu numri i personave që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë është më i lartë se i atyre që futen në vendin tonë. Zakonisht daljet drejt Greqisë kanë qenë të larta në periudhën e kthimit të emigrantëve në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit. Por në këtë periudhë kur emigrantët ende nuk kanë filluar të vijnë në masë, kjo lëvizje I faturohet qëllimeve për turizëm.