Në 2 javë nafta rritet me 6 lekë për litër, shoferët nuk i përgjigjen thirrjes për protestë

0
193

Ora shënoi 12, por drejtuesit e automjeteve në Tiranë nuk e ndalën udhëtimin e planifikuar. Thirrjet për protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit të shpërndara nëpër rrjetet sociale nuk u dëgjuan.

Të ulet çmimi në 150 lekë është kërkesa e shkruar ndërsa në kryeqytet një litër naftë kushton deri në  22 lekë më tepër.

Nga një vëzhgim i kryer në disa prej pikave të tregtimit të karburanteve për 1 litër naftë duhet të paguash nga 169 deri në 172 lekë. Afro dy javë më parë e njëjta sasi kushtonte 166 lekë.

Që prej daljes së vendit nga karantina karburanti po iu kushton më shumë drejtuesve të automjeteve në vend. Tregtarët e justifikojnë rritjen e çmimit me shtrenjtimin e saj në tregjet ndërkombëtare.

Nëse sot për një litër naftë paguan deri në 172 lekë për të njëjtën sasi gjatë pandemisë paguaje më pak se 150 lekë. /abcnews.al