Në albumin e Mozzik ka një tjetër dedikim për Loredanën, por ky nuk është fare i ëmbël!

0
268

Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij.

E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.(Lexo këtu)

Megjithatë, ka edhe një këngë tjetër dedikuar Loredanës, të titulluar “Kur thojshe” që nuk ka më ato fjalët e bukur të mësipërme, por flet për peripecitë e dashurisë së tyre dhe rrugën që i çoi drejt ndarjes.

Edhe një herë Mozzik thotë se parat dhe fama janë shkaku i ndarjes së tyre!

Ska mo drama! Nuk du un drama! Sqon peshe parja1  Nuk qon peshe fama!  Kjo dashni u bo krejt varra , u bo krejt varra!

*Për rikujtesë:

Thashethemet mbi lidhjen e Loredanës me Zunën 

Spo di a je me najkon se po tshoh je me gjethkon Don me plas shpirtin tem po pe plas shpirtin ton

*Për rikujtesë:

Nuk do jenë më bashkë asnjëherë

Mos provo mu kthy un mo skthena po tperbena Na dy skem me kon mo e mo nuk jena

*Për rikujtesë:

Akuzon Loredanën se ka çuar marrëdhënien drejt fundit prej mungesës së besnikërisë

Ndashni ku nuk ka besnikeri bardhsia e dashnise fillone me u nxi , bohet e zeze zemra jem ti rrugen tone un rrugen tem

*Për rikujtesë:

Pranon se kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë, por fati e deshi të ndahen

A tkujtohet kur um thojshe kur mas shumti ti um dojshe e pa mu hiq sun jetojshe se kisha dit qe po ndryshojshe. Cdo bisedime ska mo bisedime Le tmesin veq kujtime senet intime

*Për rikujtesë:

icon style