Në arrest shtëpie por shqiptari nuk heq dorë nga “profesioni”, kthen banesën në pikë shitje kokaine

0
403

Barletta – Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, një i dënuar shqiptar, banues në Barletta, e kishte shndërruar shtëpinë e tij në një pikë shpërndarje droge.

Agjentët e policisë panë disa lëvizje të dyshimta të disa djemve pranë banesës së shqiptarit. Kjo bëri që ata të kryejnë një kontroll në banesën e tij.

Në dhomën e ndenjjes, brenda një sirtari të garderobës, policët gjetën një kuti me një qese celofani, ku kishte 15  gramë kokainë dhe 3 pako me hashash.

Gjithashtu u sekuestruan mbi një mijë euro, një shufër precize dhe një ditar me  emra dhe numra të shënuar. Në ballkon, i dënuari kishte vendosur një kamerë të vogël që regjistronte live derën e hyrjes në pallat. Por këtë herë mesa duket kamera nuk e ka ndihmuar të shmangi policët. /abcnews.al/