Një 58 vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet se i ka hedhur acid në fytyrë gruas, ndërsa një 27 vjeçare është arrestuar në Mat pasi akuzohet se shfrytëzonte motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij, informoi policia.
Ndërkohë në Mat nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.
Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.