Prodhimi i qershive këtë vit në Dibër ka qenë në nivele të larta, por fermerët janë dëmtuar së tepërmi nga mungesa e tregut. Ato thonë se janë të detyruar t’i shesin qershitë me çmim deri në 30 lekë për koligram, ndërsa dhjetëra kilogramë janë hedhur poshtë.
Çdo mëngjes fermerët e Dibrës rreshtohen në këto trotuare me arkat e mbushura me qershi. Shumë prej tyre prishen në fund të ditës ose të nesërmen për shkak të mungesës së tregu.
Vetë fermerët thonë se ato po i shesin qershirë me 20 ose 30 lekë kilogramin vetëm që ato të mos shkojnë dëm.
Shitjet janë të pakëta, e për pasojë edhe të ardhurat e tyre.
I bëjnë thirrje shtetit për të ofruar ndihmë për ta
“Bujqësia në Dibër ka mbaruar. I bëjmë thirrje të vënë dorë”
Duke parë situatën në të cilën ndodhen ato thoën se vitin e ardhëm po mendojnë që të heqin dorë nga kultivimi i qershisë.