Në ditët e fundit të vitit bie fluksi i pasagjerëve

0
2

Në ditët e fundit të vitit ka rënë fluksi i pasagjerëve në portin detar të Vlorës. Sipas të dhënave nga porti detar, 543 pasagjerë dhe 142 makina kanë mbërritur në mëngjesin e të shtunës në Vlorë.

Ata janë kryesisht shqiptarë që jetojnë në emigrim dhe një pakicë shtetasish të huaj. Për shkak të kontrolleve të imtësishme, janë evidentuar edhe radhë në portin e Vlorës.

Edhe këtë të diel, në portin e Vlorës kanë mbërritur 618 pasagjerë dhe 100 makina. Në total, në dy ditët e fundjavës kanë ardhur mbi 1150 pasagjerë dhe 242 makina.

Sipas të dhënave, ardhjet për festat e fundvitit janë në numër më të ulët edhe se një vit më parë, teksa nga porti i Vlorës numri i pasagjerëve që vijnë nga viti në vit duket se bie ndjeshëm.