Në emër të dashurisë/ Princesha e Japonisë heq dorë nga titulli, martohet me shokun e klasës

0
144

Dashuria është e verbër, shkruajnë shkrimtarë të ndryshëm në romanet e tyre.

Kjo ndjenjë që poetë e romancierë i kanë thurur vargje për shekuj të tërë ka bërë që Princesha e Japonisë të heq dorë nga titulli i saj mbretëror.

Princesha Mako do të martohet këtë muaj duke hequr dorë nga statusi i saj mbretëror, njoftoi pallati perandorak të premten. I fejuari i saj është me profesion avokat dhe e ushtron profesionin në Nju Jork. Kei Komuro mbërriti në Japoni të hënën ndërsa po zhvillohen përgatitjet për ceremoninë martesore.

Në emër të dashurisë/ Princesha e Japonisë heq

Çifti do të celebrohet në gjendjen civile më 26 tetor,një datë e shënuar në kalendarin japonez, dhe që konsiderohet si ditë me fat për japonezët.

Oborri perandorak njofton se dasma nuk do të jetë si ajo e anëtarëve të tjerë të familjes Perandorake, sepse nuk e lejon protokolli.

Princesha Mako, e cila mbush 30 vjeç këtë muaj, është mbesa e Perandorit Naruhito. Ajo dhe i dashuri i saj Komuro ishin shokë klase në Universitetin e Tokios.

Në emër të dashurisë/ Princesha e Japonisë heq

Ligji i brendshëm perandorak lejon që meshkujt të martohen me gra jashtë familjes perandorake, por jo anëtaret femra. Ato duhet të heqin dorë nga statusi i tyre mbretëror kur martohen me një person që nuk është nga familje aristokrate.

Mediet japoneze shkruajnë se kjo praktikë ka rezultuar në një rënie të madhësisë së familjes mbretëror edhe mungesë të pasardhësve të fronit./Ora News/