Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës pas një aksidenti që ka pësuar në gjendje të dehur.
Dyshohet se 60-vjeçari, banues në Paskuqan ditën e djeshme ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar te ura e Paskuqanit ku fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit.” – njofton policia.