Gjykatën e Posaçme mbajti sot seancë për deputetin Qani Xhafa, deputetit të PD ndaj të cilit SPAK ngriti akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksident.
Më pas të pandehurit i zbritet dënimi në 6 muaj burgim. Në përfundim Gjykata dha dënimin me 900 mijë lekë gjobë, që duhen paguar brenda dhjetë ditëve nga shpallja e vendimit me formë të prerë. i pandehuri kërkoi përmes mbrojtjes gjykim të shkurtuar.
Në këtë seancë SPAK shpalli pretencën ndaj deputetit i cili mungon në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Marash Logu.
Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës.
Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor, tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor.
Gjykata tha prokurori, duhet të marrë parasysh faktin qe ai është deputet dhe është familjar dhe të dënohet me 6 muaj burg, por të konvertuara në një vit shërbim prove ose gjobë.