
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua ditën e djeshme (14 dhjetor 2021) urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të inceneratorit të Elbasanit.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
SPAK njofton se ka vendosur sekuestro preventive për “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qendrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të kësaj kompania, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.
Ora News ishte sot, 15 dhjetor në inceneratorin e sekuestruar. Gazetarja Edisona Skënderi bën me ije se puna në këtë incenerator nuk do të ndalojë për sa i përket dërgimit të mbetjeve nga bashkia e Elbasanit për përpunimin e tyre.
Situata e rënduar e mbetjeve në Elbasan ka bërë që mos ketë një shkëputje sa i takon dërgimit të mbetjeve drejt inceneratorit të Elbasanit.
Sipas informacioneve të zyrtarëve të mjedisit, edhe në rast se sekuestrimi do të bënte të mundur që të ndalohej punimi i mbetjeve, bashkia e Elbasanit ka të drejtë që t’i dërgojë mbetjet atje dhe më pas në ditët në vijim pasi të jetë zgjidhur çështja e sekuestros.
Bashkia e Elbasanit është duke kaluar një krizë për sa i përket menaxhimit të mbetjeve.
