Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet me qëllim ekstradimi 42 vjeçari

0
316

Një 42 vjeçar është arrestuar në Laç pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian. 42 vjeçari akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal pët trafikim të lëndëve narkotike.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, që operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar.

Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre kriminale. Interpol Tirana procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al