Në kërkim nga Gjermania për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje, 29-vjeçari arrestohet në Tiranë

0
86

Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani