Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Ky personazh ka qenë shënjestër e sulmeve me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Gjatë Marsit të vitit të kaluar drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por për fat të mirë nuk u kap nga asnjë plumb. Aleks Ndreka njihej për përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka