Në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit, shqiptari i akuzuar për vrasje pranon ekstradimin nga Anglia

0
943

Një i ri shqiptar i arrestuar në Londër ka pranuar ekstradimin për tu përballur me drejtësinë  Donald Hoxha 33 vjeç i tha gjykatës se ai pranon kërkesën e ardhur nga Shqipëria për tu ekstraduar.

Ndaj tij me kërkesë të kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe dy prokurorëve të tjerë Xhelian Seferi bashkë me Glenda Zeneli  është lëshuar nga gjykata Elbasan urdhër arresti nën dyshim për vrasje dhe mbajtje arme pa leje.

Donald Hoxha akuzohet se u përfshi në vrasjen e ish policit të antidrogës Roland Rexhepi në 22.07.2009.

Hoxha mësohet se nuk patur rol parësor në këtë vrasje por janë ngritur dyshime  të bazuara në prova se ishte njëri prej personave që e mbajtën nën vëzhgim.

Prokurorët e Elbasanit në kuadër të zbardhjes të vrasjeve ende pa autor në këtë qytet për këtë vrasje nga provat e mbledhura kanë gjetur një shenjë gishti të Hoxhës në furgonin i përdorur për observimin e viktimës.

Menjëherë pas vrasjes mësohet se Donald Hoxha u largua për në Angli nga ku kishte mundur të siguronte leje qëndrimi pas një martese me një shtetase të BE-s.

Ai u arrestua nga skuadra e ekstradimeve,  pak pasi Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, njoftoi palën angleze se ai po udhëtonte drejt aeroportin e Luton.

 

Top Channel