Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas biznesmeni Gazmend Haxhia

0
40

Biznesmeni Gazmend Haxhia është arrestuar ditën e sotme në Rinas.

Mësohet se Gazmend Haxhia, është vënë në pranga sapo ka zbritur nga avioni pasi ai ishte shpallur në kërkim si pjesë urdhër-arresteve që SPAK lëshoi edhe ndaj Ilir Beqajt të akuzuar pë abuzim të fondeve të Bashkimit Europian “SASPAC”.

Ndaj biznesmenit Haxhia është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, por në momentin që ndodhen arrestimet Haxhia ndodhej jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas

Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, , “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minstrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas

Sipas SPAK, Ilir Beqaj në bashkëpunim me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive, në të paktën 8 tendera nga SASPAC. Gjitashtu sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë pasurie në vitin 2020, ku nuk ka deklaruar interesat tek restoranti “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe automjetin që e kishte në emër të Ermal Kurtulajt.

Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest shtëpie edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin “Landways International” e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.