Në kërkim për grabitje dhe vrasje në tentativë, bie në pranga në Greqi 40-vjeçari shqiptar

0
293

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar Marjan Lici i datëlindjes 1983 i shpallur në kërkim për veprën penale vrasje në tentativë, grabitje dhe mosbindje.

Mësohet se Marjan Lici  së bashku me një 41-vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë qëlloi me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene, Lici u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës.

Gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë. Lici do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

 

 

Top Channel