Në kërkim për mashtrim, 31-vjeçari në Tiranë kapet me armë dhe municion luftarak (EMRI

0
81

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizte me armë dhe municion luftarak. Në pranga ka përfunduar Ervis Xheli, i cili ishte në kërkim për mashtrim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava”, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Xheli 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.