Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat, pasi ishte në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
N.C., banues në fshatin Stojan të Matit ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me masën e “Arrestit në burg” për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Në vitin 2023, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ishin autorët e një rasti kultivimi dhe prodhimi të një sasie prej 3.3. kg kanabis në fshatin Stojan, të cilat u sekuestruan nga policia.
Pas informacioneve nga inteligjenca policore është bërë e mundur lokalizimi i 55-vjeçarit dhe vënia e tij në pranga.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Lokalizohet në Dibër, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar nga Mati, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër e Mat, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasi N.C., 55 vjeç, banues në fshatin Stojan, Mat.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka vendosur ndaj 55-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit nga policia.
Operacioni “Sundimi i ligjit” , për kapjen e personave të tjerë vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.