Në kërkim për trafik të qenieve njerëzore, arrestohet 53-vjeçari

0
79

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator për trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimin.

“Në vijim të operacionit “SAFE TRIP”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit, 53 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.”, thuhet në njoftimin e policisë.