Në kërkim për vra$jen e punonjëses së se*sit, arrestohet në Janinë Ylli Vangjelaj

0
58

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Bëhet fjalë për Ylli Vangjelaj 48 vjeç nga Vlora, I cili është kapur në Janinë, për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritet Italiane.

Gjykata e Apelit të Bolonjës e ka dënuar Ylli Vangjelajn me 22 vite e 8 muaj burg, për vrasjen e 20 Vjeçares Beti Remirez, krim ky I ndodhur 25 vite më parë.

Ylli Vangjel është arrestuar edhe në Shqipëri në korrik të vitit 2018. Në atë kohë vendimi i palës Italiane u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës, ku u dënua me 12 vjet burg.

Nuk dihet se si Ylli Vangjelaj ka mundur të lirohet, por sipas policia greke, urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga autoritetet italiane sërish në vitin 2021.

Gjatë arrestimit në Shqipëri ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj, ndërsa policia greke deklaroi se e ka arrestuar nën identitetin Ylli Vangjelaj dhe se ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në tetor të vitit të shkuar.

20-vjeçarja ekuadoriane u rrëmbye sipas autoriteteve italiane nga tre shqiptarët, Ylli Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj, të cilët e përdhunuan dhe më pas e vranë. Trupi i të resë u gjet një vit pas vrasjes.

Robert Ziu u kap në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg) dhe Erjon Sejdiraj, ai që ishte kapoja i vërtetë i bandës, u arrestua në Belgjikë, shtet ku akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, si i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në Itali.

/abcnews.al