Në kërkim që pret vitit 2019, arrestohet ish-kreu i bashkisë Vorë Agim Kajmaku

0
335

Ish-kryetari i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, është arrestuar gjatë ditës së sotme (7 korrik) nga ana e policisë në ambientet e një spitali privat, ku mësohet se ai po merrte kurim.

Ndalimi i tij është bërë nga Drejtoria e policisë së Tiranës.

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Më 1 nëntor 2019, atij iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

/Ora News.tv/