Në kërkim të një vakti të ngrohtë/ Prej ditësh të bllokuar në Qafë Thanë, kamionistët turq pa kushtet bazike: Na presin fëmijët në shtëpi!

0
2

Situata në pikën kufitare të Qafë Thanë paraqitet e rënduar edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët prej disa ditësh presin në radhë për të kaluar kufirin. Sipas disa kamionistëve turq, ata kanë dy deri në tre ditë që qëndrojnë të bllokuar, në pritje të lëvizjes së kolonës.

Ata shprehen se janë përballur me mungesë ushqimi, uji dhe kushte bazike, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të qëndrimit të zgjatur në kabinat e kamionëve. Shumë prej tyre theksojnë se kanë familje dhe fëmijë që i presin në shtëpi, ndërsa vonesat e gjata u shtojnë stresin dhe pasigurinë.

Në kushte të improvizuara, një prej kamionistëve turq është parë duke gatuar pranë mjetit të tij, mes kamionëve të rreshtuar, duke u përpjekur të sigurojë një vakt të ngrohtë pas orëve të gjata të pritjes.

Pamjet tregojnë vështirësitë me të cilat po përballen drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, ndërsa radha vijon të lëvizë me ritme të ngadalta. rënduar edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët prej disa ditësh presin në radhë për të kaluar kufirin. Sipas disa kamionistëve turq, ata kanë dy deri në tre ditë që qëndrojnë të bllokuar, në pritje të lëvizjes.

balkan

Ardit Murataj