Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.
Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.
Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.
Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë.
Në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.