FRANCË-Vetëm 5 ditë para nisjes së sezonit të ri në France, Olimpique Marseille ka njoftur se dyshohen pozitivë me Koronavirus 3 pjesëtarë të këtij klubi.
E gjithë skuadra do të bëjë tamponët dhe nëse këto raste do të konfirmohen me COVID-19, vihet në diskutim ndeshja e parë e kampionatit, kundër Saint Etienne.
Vetëm pak ditë më parë, Marseille anuloi miqësoren me Suttgartin për faktin se pasi një rast të konfirmuar pozitiv me Koronavirus. Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta anulojnë seancën stërvitore të paradites së kësaj të hënë, në pritje të rezultateve të testeve të fundit.
E.Ç (Dosja.al)