Në lot për Ukrainën, Papa emocionohet gjatë lutjeve për shtetin në luftë

0
91

Teksa përmend në prag festash, luftën që po ndodh në Ukrainë, Papa Francesku nuk ka mundur të mbajë lotët. Ai ja drejton lutjen popullit të Ukrainës, që siç thotë është detyruar të braktisë gjithçka për shkak te konfliktit, ndërsa mijëra të tjerë po luftojnë ende.

Për gati 30 sekonda, Kreu i Selisë së Shenjte u detyrua të ndalojë, pasi nuk mundej ta vazhdonte lutjen publike në shkallët e famshme spanjolle në Romë.

“Sot do të kisha dashur t’ju sjell falënderimet e popullit ukrainas (për paqen)”, tha ai përpara se të pushtohej nga emocionet dhe t’i duhej të ndalonte.

“Përkundrazi, edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë.”

Që prej shkurtit, thuajse në çdo dalje të tij publike, Papa Françesku dërgon mesazhe paqeje për Ukrainën dhe popullin e saj.