“Ne mbështesim marrëveshjen”, Rama: Do të paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara

0
98

Në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi, u diskutuan një mori tematikash. Të pyetur nga gazetarët, të dy kryeministrat kanë dhënë opinionet e tyre mbi bisedimet e Serbi-Kosovë rreth planit franko-gjerman. Si Rama dhe Abrazovic nuk dhanë mendime të tjera përveç mbështetjes që ata kanë mbi arritjen e marrëveshjes mes të dyja vendeve. Kjo shtojnë ata është e vetmja rrugë që rajoni të shkojë në rrugën e duhur.

Ndërsa për projektin e urës që do të ndërtohet mbi Bunë, Rama u shpreh që ky është një projekt jashtëzakonisht i vlefshëm për vendin tonë po dhe për lidhjen e territoreve që do të krijohet nga kjo urë.

“Bisedimet Serbi-Kosovë për planin franko-gjerman.

Abrazovic-Sot kemi dy takime të rëndësishme, se ka të bëjë me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe e përkrahim diaologun, mendojmë se plani  franko-gjerman është një plan i mirë, për të patur bashkëpunim. Është në respekt të shteteve të ndryshme dhe në fund çdokush do jetë në dobi. Nëse vazhdohet kështu gjithçka do jetë në humbje. Ne i mbështesim, dialogun dhe marrëveshjen. Ne nuk e mbështesim politikën e 90’. Ne mbështesim marrëveshjen. Edhe liderët e Serbisë dhe Kosovës duhet ta kuptojnë këtë, sepse është më e mira për të gjithë rajonin. Ne mbështesim diaologun.

Rama-Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo si SHBA, në këndvështrimin tim as Mali i Zi nuk është superfuqi.

Nuk na takon ne t’i themi palëve në dialog, me kushte pa kushte se çfarë duhet të bëjnë.

Janë ata që kanë përgjegjësi për të vendosur për vendet e tyre dhe që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara.

Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i ofrohet popullit për politike dhe luftëra të brendshme

Dua dhe shpresoj që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim, të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin prej veshi sa herë zihen në oborrin e pasëm të shkollës.

Për aq sa unë e njoh planin është më e mira që ka qenë ndonjëherë në tavolinë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krahë të qeverisë së Kosovës që unë i uroj me gjithë zemër, kthjelltësi dhe sukses

Ura mbi Bunë.

Rama-Mua më vjen keq që nuk flas në gjuhën tuaj si bën Abrazovic flet dhe shqipen, po ai është fenomen i rrallë.

Projektin do ta paguajnë të dyjat qeveritë dhe si e tha kryeministri ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse do të lidhë dy anë të një kufiri që është 300 metra. Për sa i përket realizimit plani i zbatimit të projektit është gati dhe të ndërtojmë një procedurë ku do hapet një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët, pra të dyja ekipet e qeverive do të angazhohen menjëherë, pastaj do të përcaktohet fituesi dhe do të ndërtohet ura. Projektin do ta bëjmë të njohur që nesër, është një urë për shumë vite, jo për fushatë elektorale.

Lidhur me territorin, për ne është e vlefshme kjo urë sepse dhe me ndërtimin e rrugës nga Shëngjini-Velipojë, rritet levzishmëria dhe ne fitojmë shumë në turizëm.

Kjo urë nuk zëvëndëson urën tjetër që do bëjë lidhjen me Korridorin Blu, ky është një projekt i domosdoshëm.

Është një zonë fantastike, shumë e bukur, delikate që kërkon një ndërhyrje me precizion të lartë. Të dyja vendet tona kanë harxhuar energjitë për bregun e detit.

Mali i ZI është bërë shembull në rajon.

Ne nuk kemi vënë në shfrytëzim liqenet, në mos ndonjë rast për të vrarë me dinamit ndonjë peshk të pafajshëm.

Problematika kryesore është te koordinimi, ne nuk e kemi kulturën e bashkëpunimit të grupeve, as brenda vendeve.”