Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se është shumë krenare për origjinën e saj, duke mos e fshehur faktin se është shqiptare.
Madje, shpesh ndan me ndjekësit gatime tradicionale shqiptare, zakone, e biseda me prindërit e saj.
Ndërkaq kujtojmë se një vit më parë kur tërmeti famëkeq goditi Shqipërinë, këngëtarja udhëtoi nga SHBA drejt Shqipërisë për të kontribuar në ndërtimin e dy shtëpive.
Këngëtarja nuk e ka fshehur kurrë mbështet e saj për artistët e tjerë shqiptarë që kanë prekur tregun ndërkombëtar dhe kështu ka bërë edhe së fundmi.