Në mjerim dhe fëmijët me probleme shëndetësore, çifti Jugu në Elbasan apelon për ndihmë

0
206

Një familje prej 7 anëtarësh jeton në gjendje të mjerueshme në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Por përveçse kushteve të këqija ekonomike, prindërit duhet të përballen edhe me problemet e shumta shëndetësore të fëmijëve të tyre.Çifti i bashkëshortëve Lie dhe Safet Jugu, prindër të pesë fëmijëve, jetojnë në kushte mjerimi në lagjen “5 Maji” në Elbasan.Si të mos mjaftonin problemet ekonomike çiftit i duhet të përballet me problemet e shumta shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Lia tregon “Ky që kam në psikiatri prej vitesh, nga Librazhdi këtu për fëmijën u largova se nuk ka spital atje.Jemi të gjithë me probleme, unë më mirë të kisha vdekur.”

Kryefamiljari e ka të pamundur të sigurojë jetesën e familjes pasi i është nënshtruar 8 ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Katër herë operacion nga veshkat, probleme nga sytë”.

Të dy të moshuarit apelojnë ndaj shtetit dhe kujtdo që mund ti ndihmojë, së paku për djalin, i cili është me problem mendore dhe jeton me ta i pakuruar.

Ora news