Në parkun që mbrohet nga UNSECO/ Shebenik, gjenden mbi 1600 lloje bimësh dhe karnivorësh të rrallë

0
24

Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik, po kthehet çdo vit e më tepër në një atraksion të fuqishëm turistik

Pylli i ahut, prej 7 vitesh pjesë e trashëgimisë botërore, e mbrojtur nga UNESCO, është pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik.

Drejtuesi i zonave të mbrojtura për qarkun e Elbasanit, Fatmir Brazhda, thotë se kjo zonë është e pasur me mbi 1600 lloje bimësh të ndryshme dhe shërben si habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rralla.

Rrëqebualli I Ballkanit, i kapur nga kamerat kurth të administratës së zonave të mbrojtura është vetëm një nga shumë prej kafshëve të egra dhe karnivorëve që kanë habitat këtë Park.

Mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit brenda Parkut. Janë Liqenet akullnajore të Rrajcës, që e bëjnë këtë zonë një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë. Për vetëm 90 kilometra larg qytetit te Tiranës, gjen këtë mrekulli të Shqipërisë me Pyjet e Virgjëra dhe Malet Alpine në potencialiet më të bukura turistike.