Në prag lirimi, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit

0
80

Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit. Rekursi u dorëzua nga prokuroria e Apelit për Krime të renda. Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficereve te policisë në gusht të vitit 2009.

Dritan Dajti është në prag të lirimit nga burgu. Siç e përcakton vendimi në fjalë, seanca për Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024.

Apeli del kundër dënimit me 25 vite, por kërkon që të dënohet me burg përjetë. Ai përfitoi ulje pasi 3 gjyqtarë të deleguar nga rrethet në Apelin e Krimeve të rënda, i pranuan gjykimin e shkurtuar, duke e dënuar me 25 vite.

(BalkanWeb)