Në prag të festave, çmimet e importit bien, por çfarë ndodh me shpenzimet e qytetarëve?

0
2

Kostot e prodhimit po rriten më ngadalë, ulen dhe çmimet e importit. Afrimi i festive të fundvitit nënkupton për të gjithë qytetarët më shumë shpenzime se zakonisht duke u përballur kështu edhe me çmime më të shtrenjta. Inflacioni i lartë, efekti psikologjik por janë dhe kostot e prodhimit dhe të importit ato të cilat ndikojnë.

Sipas Institutit të statistikave kostot e prodhimit u rritën deri në shtator por më të ngadaltë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me 1.1%u rrit Indeksi krahasuar me një vit më parë duke arritur në 6.3% ndërsa ra me0.1% Brenda tremujorëve të vitit aktual.

Në këtë rritje të lehtë ndikuan më shumë seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” dhe “Industri përpunuese”.

Indeksi i çmimeve për prodhimet vendase u rrit me 1.6% dhe ato për eksport me 0.7%. Nga ana tjetër produktet që importojmë janë edhe më të lira.

Kryesisht në fundvit përballemi ndjeshëm me mallra të importuara, kryesisht ato të konsumit për shkak se nuk prodhojmë produkte jashtë sezonit.

Por rënia e euros dhe frenimi i inflacionit në Bashkimin Europian na japin sinjale edhe për një ngadalësim të çmimeve, e cila duhet të përkthehet edhe në mallra më të lira për qytetarët ose një frenim të rritjes së çmimeve.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me1,3%.

Në këtë rënie ndikoi kryesisht seksioni energji elektrike, gaz, avull, industri përpunuese por dhe ajo nxjerrëse./ Fjala