Yulia Tsvetkova është akuzuar për ‘prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve pornografike’, pasi ndau imazhe të vizatimeve të vaginave në rrjete sociale.
Banorja e një qyteti të largët në Rusi u lirua nga arresti shtëpiak pas 16 muajsh, por është ende duke vuajtur kufizime ligjore dhe mund të përballet me deri në 6 vjet burg.
Ajo tregon se problemet ligjore filluan që kur asaj iu desh të ndalonte shfaqjet feministe që organizonte.
Në Rusi shpërndarja e imazheve që cilësohen pornografike është e ndaluar dhe dënohet me masa të rënda.
© SYRI.net