Ne Shqiperi punojne te moshuarit!

0
126

Në Shqipëri të rinjtë punojnë më pak dhe moshat e vjetra më shumë.

Në krahasim me rajonin e Ballkanit perëndimor jemi të parët për përqindjen e popullsisë 55 – 64 vjeç që janë aktivë në treg pune. Ndërkohë, renditemi, të dytët, vetëm pas Kosovës për të rinjtë që janë të papunë, të paarsimuar apo në një trajnim thotë Instituti i Vjenës. Ekspertët mendojnë se tregu ilegal po e thith me shpejtësi këtë kontingjent.

“Për fat të keq mund të themi që mund të jenë edhe pjesë e tregut ilegal të punës dhe këtu shteti shqiptar duhet të hetojë pasi dihet që një i ri ka edhe shumë shpenzime, dhe nuk mund të jetë edhe i papunë. Kështu që lehtësisht ata bien pre e tregut të punës”, deklaroi Romina Radonshiq.

Diploma jo gjithmonë ha bukë është shprehje e vërtetë për tregun shqiptar të punës. Në këtë aspekt Shqipëria kryeson në raport me rajonin për faktin se kemi papunësi më të ulët te punonjësit me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe më të lartë tek ata me aftësi të lartë.

“Një aspekt pozitiv është dhe fakti se ne kemi një forcë punëtore të kualifikuar dhe ajo forcë punëtore që nuk ka arsim universitar e ka më të vështirë për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për ato individë që nuk e gjejnë veten në tregun e punës në profesionin e tyre do detyrohen të bëhen edhe hapa mbrapsht dhe të bëjnë një profesion që nuk kërkon shumë aftësi apo diplomë universitare”, u shpreh Romina Radonshiq.

Shqipëria është e para në rajon për informalitetin e punonjësve me 37% të tregut. Kjo problematikë është vënë prioritet nga qeveria, ndërsa vendi ynë ka dhe pagën minimale më të lartë në rajon, gjë që e bën një krim të rëndë mos deklarimin e punonjësve, diktuar edhe nga skema e pensioneve.

 

Top Channel