‘Në Shqipëri rikthejmë tifozët’, Duka për mediat italiane: Reja mund të arrijë suksesin e De Biasit

0
315

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shpreson që të paktën disa ndeshje të kampionatit shqiptar të luhen me tifozë.

Gjatë një interviste për TutoMercatoWeb, Duka tha se futbolli nuk është i bukur pa tifozë, ndërsa në Shqipëri sezoni po shkon drejt fundit.

Gjithashtu numri një i Federatës Shqiptare nuk nguroi për të komentuar Serinë A, finalen e Kupës së Italisë madje edhe ndeshjet në Champions League.

Për Eduardo Rejën, Duka tha se është një trajner i madh, me të cilin Shqipëria mund të arrijë suksese të mëdha njëjtë si me De Biasin.

Ndeshjet në Champions?

“Po, është një objektiv. Ne do të zhvillojmë takime të tjera para asaj dite, duke u munduar t’i sjellim spektatorët në stadium. Nuk varet vetëm nga UEFA por edhe nga mënyra se si zhvillohet situata e pandemisë në Europë. Ndoshta mendojmë që të mos i mbushim stadiumet plotësisht, por me një kapacitet të zvogëluar si për Champions League ashtu edhe për Europa League”.

A do të jetë raundi i dytë në fushat e ekipit apo në terren neutral?

“Ne duhet të kuptojmë se si mund të organizohet më mirë, ndoshta duke identifikuar zonat ku virusi është më pak aktiv. Mund të jetë edhe në Itali, por edhe në një fushë neutrale, varet nga secili vend, dhe e njëjta gjë vlen edhe për kualifikimet e radhës”.

Kur do të merret vendimi?

“Shpresoj muajin tjetër.”

A keni parë Kupën e Italisë?

“Në finale nuk ishte një lojë e mirë. Napoli fitoi, pa dyshim ky ishte një sukses i madh për ta. Unë bëra tifoz për ta, sepse kemi Hysajn atje.

Si e pe Juventusin?

“Juventus nuk bëri shumë për të fituar, më vjen keq për Agnelli: Unë e pashë atë pak të trishtuar në stadium. Ata nuk merituan të fitonin”.

Ronaldo u lodh.

“Shumë. Ndoshta mosha ka filluar të bëjë të veten(qesh)”.

Një trofe i bukur për Gattuso.

“Si një lojtar i Milanit, jam i lumtur që Gattuso ka fituar. Jam shumë i lumtur për të”.

Si po shkojnë gjërat në Shqipëri?

“Ne po luajmë, por pas dyerve të mbyllura. Futbolli pa spektatorë nuk është i bukur, por ne e bëjmë atë për të mirën e lojtarëve. Ne po shkojmë drejt fundit të sezonit, duke shpresuar të bëjmë disa ndeshje me tifozët. Ne kemi rihapur të gjitha kategoritë “.

Çfarë mund të thoni për Kumbullën?

Një mbrojtës i mirë, luan në kombëtare dhe përfaqëson të ardhmen tonë.

Çfarë mendoni për Igli Taren?

Mendoj se ai është i aftë të arrijë suksesin si në Itali, ashtu edhe në Evropë: ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një skuadër të aftë për të marrë rezultate të mira. Madje, edhe ekonomikisht ka bërë punë shumë të mirë: është e gjitha meritë e tij.

 Ju e doni Italinë. Çfarë mund të na thoni për trajnerin Reja?

Edi është një trajner i madh, ka eksperiencë dhe shumë ndeshje në karrierë. Kemi shumë shpresa, që me të në stol të kualifikohemi në një turne madhor, duke përsëritur atë çfarë ka bërë heroi ynë Xhani De Biazi, të cilin e do i gjithë populli shqiptar.

Si ndryshon kalendari i Kombëtares shqiptare?

Mbetet thuajse i njëjti, në shtator do të kemi dy sfida të Nations League dhe pastaj tre në tetor, dy të Nations League dhe një miqësore për ne që nuk jemi në “play-off”. Të organizosh miqësore para kësaj date është e pamundur, pasi nuk gjen data.

syri.net