Në shtëpinë e Rita Orës dëgjohet vetëm shqip! Nëna e artistes ndan një video të bukur.

0
276

Rita Ora i ka ruajtur shumë të forta lidhjet me vendin e origjinës dhe kjo falë prindërve të saj, Vera dhe Besnik Ora, që i kanë mësuar fëmijët me traditat shqiptare. Në shtëpinë e tyre duket se dëgjohet vetëm shqip, në çdo moment të ditës dhe këtë gjë na e ka dëshmuar nëna e artistes me një video shumë të bukur.

Vera Ora ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke u stërvitur në shtëpi, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e Hajredin Pashës. Nëna e këngëtares duket mjaft e kënaqur ndërkohë që ushtrohet dhe në të njëjtën kohë këndon muzikën shqiptare.

Stërvitje në shtëpi pas pune! Ec për shëndet! Besnik Ora faleminderit për muzikën”, ka shkruar Vera shoqëruar me simbolin e shqiponjës.

Video Player

00:00
00:15

Në postimet e Rita Orës nuk mungojnë asnjëherë komentet epike të nënës së saj, që gjithmonë i shkruan në gjuhën shqipe. Pavarësisht se familja Ora është larguar nga trojet shqiptare që në vitet ’90, ata nuk e kanë harruar asnjëherë vendlindjen dhe herë pas here kthehen në Kosovë për ta vizituar

icon style