Në më pak se 30 minuta sekretari I përgjithshëm I PS Damian Gjiknuri është marrë në pyetje nga prokurorët e posacëm lidhur me abuzimet gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan
Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ai kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.“Kam qene ne rolin tim si ministër për një nga rrugët me abuzimet më të mëdha që nisi e kontraktuar me 240 mln euro përfundoi me 400 mln euro. Shpjegimet I dhash në prokurori s’kam për të shtuar për mediat’ u shpreh Gjiknuri./ abcnews.al