Në Stëblevë të Librazhdit, të sëmuresh të martën, “kushti” për të marrë kujdes shëndetësor

0
298

Foto ilustruese

Njësia administrative e Steblevës në Librazhd, përfshin 5 fshatra dhe për 2 mijë banorët e zonës, kushti i vetëm për të marrë shërbim shëndetësor, është të sëmuren ditën e martë.

Krahas mungesës së mjekut dhe mbërritjes sporadike të infermierëve, banorët duhet të përballen me vështirësitë që dimri i acartë sjell në këtë zonë malore.

Gjithsesi, kujdesi shëndetësor është ajo ç’ka banorët kërkojnë. Kryeplaku shpjegon se banorët e kanë një mundësi, telefonatën.

Ankesat e përhershme të banorëve për këtë problem bien gjithnjë në vesh të shurdhër, kurse banorëve iu mbetet vetëm t’i drejtohen spitaleve të Librazhdit dhe Elbasanit, e jo në pak raste dhe atij të Tiranës.

A2