Në Thumanë projekti i rindërtimit të banesave ende nuk ka nisur. Dhjetëra familje prej 9 muajsh qëndrojnë në çadra. Më në vështirësi janë personat që kanë probleme shëndetësore të cilët kërkojnë edhe më shumë përkujdesje.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të zonës të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.
Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, – u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.
Një tjetër familje ka zgjedhur të jetojë në magazinën e ndërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Shqetësim nuk mbetet vetëm banesa por edhe mungesa e ndihmave
Artur Mirdita: “Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.“
Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona. Po ashtu rreth 11 mijë banesa pësuan dëmtime të rënda
ora tv