Florentina Gjergjaj, Drejtoreshë në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ka marrë kërcënime të shumta shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë.
Lidhur me këtë ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi. Ai në emisionin Pressing thotë se ata që kanë kërcënuar s’janë shqiptarë të vërtetë.
“Mos i nxitni njerëzit me bo kërcënime”, thotë Latifi.
“Në traditën e vërtetë shqiptare, kurrë s’ka ekzistu me dal me i kërcënu gratë, fëmijët me vdekje, me acid… Ata gjithçka munden me qenë vetëm shqiptarë të vërtetë s’janë”, shtoi ai.
“Shqiptari i vërtetë nuk del me kërcënu një femër të pambrojtur. Me i thënë një gruaje që është mësuese se ‘kam me ta shkatërru fytyrën me acid” ose “i njohim fëmijët e tu ku janë””, tha Latifi.
Ai ka bërë thirrje që institucionet relevante të reagojnë sa më parë lidhur me këtë rast.
“Unë jam shumë i shqetësuar pse shteti i Kosovës nuk ka vepruar deri tash me i arrestuar ata horra e me i qit para ligjit”, tha Latifi.